+355 672060872
Rruga Siri Kodra, prane AS TV, TIRANE

RRETH NESH

Alb-Italia është themeluar në vitin 1999, e cila ushtron aktivitetin e saj të tregëtimit me shumicë dhe pakicë të profileve të aluminit, profileve të plastikës si dhe prodhim montimin, e dyerve të aluminit, e dyerve të xhamit dhe dyerve blindato. Prodhim - montimin e dritareve alumini, dritareve plastike, grilave te aluminit, grilave Persiane, grilave Inkaso etj. Si dhe prodhim montimin e fasadave te aluminit. Të gjitha produktet e sipër përmendura janë të çertifikuara nga institucione të njohura ndërkombëtare për çertifikimin e cilësisë.

Rruga e Alb-Italias po përparon shumë shpejt drejt vizionit dhe qëllimit final: arritja e aftësive profesionale falë bashkëpunimit me kompani prestigjoze në Europë. Prezenca e Alb-Italias në treg mbështetet nga një rrjet i gjerë përfaqësuesish në gjithë Shqipërinë. Bashkë me mbështetjen dhe vlerësimin e klientëve, Alb-Italia vazhdon qëllimin e saj mbi cilësinë, garancinë dhe shërbimin ndaj klientit.